Lushnje

LUSHNJE OF ALBANIA

GENERAL INFORMATION

ACCOMMODATION IN LUSHNJE OF ALBANIA

It is usually easy to find accommodation in most areas of Albania, what we have tried to do is to give you the many many options but to also give our own personal advise of the goods and the bad, as well as the exact location and the facilities of each accommodation choice. We would appreciate it if you would reserve your accommodation via this website and we will be there either in person or with a representative of ours to personally assist you while you are on  your holidays in Albania. 

 


 

ACTIVITIES IN LUSHNJE OF ALBANIA

 

 

 


 

SIGHTSEEING IN LUSHNJE OF ALBANIA

Çfarë ofron Lushnja?

Zona e Lushnjës, i ka të gjitha “burimet” për t’i ofruar shumë, turistëve qofshin këta vendas apo të huaj. Po e nisim me lashtësinë, jo shumë larg qytetit  ngrihet Manastiri mesjetar i Ardenicës. Ku kultura dhe antikiteti ndërthurën në të gjithë strukturën e kishës duke e kthyer atë në një ansambël arkitektonik  mbresëlënës. Po nuk janë vetëm këto, pranë qytetit ruhen dy ura të vjetra përkatësisht të shek XII dhe XV. Lehtësisht të vizitueshme. Sakaq pranë autostradës Lushnjë-Fier ngrihen Kishat mesjetare të Krutjes, Bishtqethmit, Kadipashaj, Toshkëzit, Bubullimës etj. Të cilat janë lehtësisht të vizitueshme fal investimeve të bëra në rrugë. Këto kisha ruajnë diçka të bukur diçka të veçantë nga kishat e tjera të Shqipërisë. Ato dallohen për hajatet e mëdhenj të cilat mbyllin kambanoren brenda kishës, tashmë një stil i identifikuar si “stili myzeqare”. Kalojmë tek Muzetë, Lushnja ka tre muze. Muzeu Historik, Shtëpinë Muze “Kongresi i Lushnjës”. Muzeun kushtuar Dëshmorëve të Lushnjës. Po ashtu në qytet ka edhe shumë momente të realizmit socialistë mjaft të kërkuar nga tursitët amerikan, çek dhe gjerman. Përmendim këtu Monumentin “Toka Jonë” vepër e skulptorit Perikli Çuli dhe skulptura tjetër e titulluar “Djali dhe buallica” vepër e skulptorit Maksim Bushi.

Kalojmë tek  turizmi natyror. Zona e Lushnjës ofron shumë mundësi relaksi dhe zbavitje për artdashësit të ecjeve në natyrë, zbulimi i kodrave mjaft të piktoreske. Sakaq pjesa e Ballagatit, ofron mundësinë për të përdorur sportin e fluturimit  me Deltaplan. Do ishte akoma më e bukur të vizitoje pjesën e kodrave të fshatit Matjan, prej nga ku mund të kënaqesh të shikosh në horizont një pamje mbresëlënëse. Po ashtu për ecje natyrore  mund të përfshihet edhe kodra e Stan Karbunarës ku ruhen themelet e një kalaje të hershme. Prej nga ku turisti mund të ketë mundësi të prek me shikim të gjithë fushën  e Myzeqesë. Pranë kalasë ndodhet burimin i Mollasit, pika më e lartë e Lushnjës 299 m mbi nivelin e detit.

Por edhe kodra e Vainit në Lushnjë, mund të përdoret për turizëm, shumë pak e dinë që këtë kodër ruhen dëshmitë e një Bazilike 1500 vjeçare.

   Monumentet e kulturës në Lushnjë

Manastiri i Ardenicës , ky objekt  i  rendesishem  kulti  ngrihet  në një vend   dominues në kodrat me të njëjtin emër, në lartësinë e 200 m mbi nivelin e detit.  Në anën lindore të  tij  ndodhet qyteza e Kolonjës, në pjësën jugore ndodhet fshati Ardenicë, ndërsa në anën perëndimore gjendet Libofsha.  Nuk ka të dhëna të sakta rreth kohës së ndërtimit të Manastirit dhe prej kujt është ngritur. Mendohet që ai  të jetë ndërtuar në shek XIII, në vendin ku dikur ngrihej kapela e Shën Triadhës, e ndërtuar aty shekuj më parë. Në afërsi tënderteses,  në anën perëndimore të saj, janë zbuluar gjurmë të rrugës së vjetër Egnatia.       Ngjitur me kishën lartësohet kumbanorja në formë katrore dhe e bardhë, njëlloj si ajo e Pojanit. Në këtë manastir, igumeni Nektar Terpo, me origjinë nga Voskopja,  në vitin 1731 shkroi  një lutje të shkurtër në formë afresku. Lutja  është  shkruar në katër gjuhë: latinisht, greqisht, arumanisht dhe shqip. Kjo ndoshta daton me shkrimin e parë të shqipes. Teksti shqip është shkruar me gërmat e  alfabetit grek : “Vigjin dhe mame e Perendis uro pren fajt orete“, nënshkruar nga autori: Hieromonah – murgu, Nektarit. Në vitin 1741, banorët e krishterë të katundit të Ardenicës i kërkuan kazasë së Karbunarës fermanin (autorizim) për restaurimin e Manastirit të tyre, të dëmtuar rëndë gjatë dimrave të viteve të shkuara.  Me nismën e peshkopit të Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinë nga Bubullima (Lushnjë), ne  vitin 1743 u bënë rindërtimet dhe restaurimet në pjesët më të dëmtuara.

    Kapela e Shën Triadhës gjendet në pjesën verilindore të manastirit të Ardenicës. Ajo ka përmasa 7.50 x 3.70 m. Hyrja e saj është në anën perëndimore, e pajisur me dy dritare të vogla në faqen jugore. Kjo kapelë është ndërtuar me gurë shtufi dhe është e pajisur me një hapësirë,  muri gjysmërrethor i së cilës e ndan atë nga një sternë uji. Porta e kapelës është mbuluar me hark guri. Pranë dritares lindore të saj ndodhet edhe një basoreliev qeramike. Manastiri  zotëronte  edhe një bibliotekë të pasur me botime të kohës, por edhe shkrime të periudhave të mëparshme.   Gjatë shek. XVII ka qenë mjaft i përmendur për pasurinë e bibliotekave të tij edhe në Greqi, prej nga vinin me shumicë studiues e fetarë, kurse brenda mureve të manastirit ka pasur një internat me gjimnaz klasik me më tepër se 50 nxënës. Në shekujt XVII e XVIII u pasurua shumë nga ndihma të tjera të sjell nga “Shoqëria e Manastirit të Shën Mërisë së Ardenicës” e formuar në Poloni dhe që më vonë pati dhe një degë në Hungari. Por nga [zjarri i vitit 1932, humbi përfundimisht pjesa ku ndodhej biblioteka], nga të cilat nuk mbetën veçse disa volume.

    Dekoracioni mural, vepër e artistëve Kostandin dhe Athanas Zografi,  u realizua në vitin 1745. Ai përfshin muret anësore të sallës dhe faqen perëndimore të narteksit, me një program të pasur ikonografik nga historia e Dhjatës së Re. Piktura e ndarë në regjistra përbëhet nga kompozime katërkëndëshe, brezi ornamental me profetët dhe shenjtorët në këmbë me madhësi natyrale. Gjithashtu, programi ikonografik, në faqen lindore  përfshin  afresket e absidës, Shën Mërinë Platitera me Krishtin e vogël në prehër dhe anash saj, ëngjëjt me ilitot e hapura. Lart mbi hark, “Liturgjia e Shënjtë” dhe figura shënjtorësh të paraqitura në tors, janë piktura në të dy anët e mureve të altarit, poshtë Platiterës. Etërit e Kishës janë paraqitur si hierarkë, dhe në fund Kungimi i Apostujve. Në të dy niket, afreskët paraqesin Krishtin përpara kryqit dhe Shën Theoforin e Martirizuar nga luanët. Në murin jugor trajtohen skena nga jeta e Shën Mërisë, që nga lindja e saj dhe peripecitë që lidhen me jetën e Krishtit, si Ngjallja e Shën Llazarit, Darka mistike, Lutja në malin e ullinjve, Magjistarët dhe përfundon me puthjen e Judës, për të vazhduar më pas në faqen perëndimore. Në qëndër të saj qëndron Fjetja e Shën Mërisë dhe skena të tjera që plotësojnë dekoracionin. Në murin verior, ndonëse një pjesë e afreskeve mungon, piktura vazhdon me ciklin e Vuajtjeve. Vajtimi, Ngritja nga varri, Zbritja në ferr,etj. dhe poshtë tyre ndodhen skena të tjera që paraqesin Krishtin si Kryehierark ose simbolet e Shën Mërisë si tek Dritëdhënësja dhe Hymnizimi i saj si mëmë e zotit,etj.

    Shënjtorët e kishës, me qëndrimet ballore, vendosur sipas rëndësisë së tyrë në bazën e murit, shquhen nga karakteristikat individuale,si Shën Gjergji veshur me gëzofin e leshtë, Minai dinamik, Nestori me shprehjen melankonike dhe Shën e Djela si Virgjëreshë. Në radhën e shënjtorëve është  edhe Johan Kukuzeli, personazh historik i shekullit XI-të. Shohim që i një frymëzimi lokal është peisazhi lirik nga skena e Magës me kafshët që kullosin dhe barinjtë me qëndrimet e lira ose gjallëria e vrapit të kuajve nga kthimi i Magëve, trajtime që tregojnë për të tjera prirje realiste të stilit të këtyre piktorëve.Vepra e Zografëve tregon për nivelin mjeshtëror që arritën piktorët në kulmin e aktivitetit të tyre, të konceptimit estetik të kohës që jetuan, duke u bërë burim frymëzimi për pikturimin e kishave të Myzeqesë gjatë shekujve XVIII-XIX-të.

  Mbishkrimi më i vjetër gjëndet në hyrjen qëndrore të Manastirit  dhe mban datën 1 maj 1477. Nuk dihet me saktësi se ku mund të ketë qënë më përpara, ose çfarë simbolizon kjo datë, ndoshta zbulimet e mëtejshme do të hedhin dritë. Një tjetër mbishkrim  lexohet  në brendësi të Naosit mbi portën kryesore të tij dhe na jep vitet 1743 – 1744, që është edhe periudha e pikturimit të kishës së Shën Mërisë nga vëllezërit piktorë Kostandin dhe Athanas Zografi. Në manastir ndodhen edhe dy pllaka me data të ndryshme, që i përkasin shekullit XVII. Njëra pllakë, me vitin 1754 ndodhet në pjesën perëndimore të hajatit të kishës, ndërsa tjetra fikson  vitin 1770 dhe ndodhet në një nga harqet e furrës.

Manastiri i Ardenicës.

 

Kisha e Fjetja e Shën Mërisë, në  Bishqethëm   

       Sipas një gojëdhëne ‘kisha  mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1198. Në vitin 1600 ajo u shkatërrua deri në themel nga turqit. Më pas, aty nga viti 1750 u rindërtuar përsëri mbi themelet e kishës së vjetër’.

                                 Pamje nga ana veriore e kishës

Kjo kishë  është e variantit të kishave të Myzeqesë, d.m.th. e përbërë nga Naosi dhe hajatet që e rrethojnë në tri anë. Naosi është i tipit bazikal trenefësh, me përmasa të brendshme 16,75 x 8.50 m. Dy radhë kolonash (të veshura me rripa dërrase  deri në 1 metër lartësi dhe të pikturuar me stilizime floreale) e të suvatuara që përfundojnë kapitele të lidhura me arkada gjatësore, ndajnë nefet nga njëri-tjetri, nga të cilët nefi qendror është më i gjerë dhe më i lartë nga dy anësorët. Kjo ngritje ka dhënë mundësi që nefi qendror të ndriçohet nga dritare të hapura mbi çatinë e hajateve. Secili nef është i pajisur me tavan të veçantë dërrase të gdhendur të ngjyrosur për efekte dekorative. Çiftin lindor të kolonave mbështetet ikonostasi prej druri të gdhendur, ndan ambientin e altarit, i cili përmban absidën qendrore e të nxjerrë jashtë bemës dhe niket e protezisit dhe të diakonikonit. Hyrjet për në hajatet janë hapur në anën veriore perëndimore dhe jugore. Ndërsa hyrjet që të çojnë  në naos janë nga ana  jugore dhe perëndimore. Porta perëndimore është hapur poshtë  kullës së kambanores. Naosi rrethohet nga anë perëndimore veriore dhe jugore nga hajatet, nga të cilët ai perëndimori është më i gjerë. Për mbajtjen e çatisë janë vendosur kolona druri. Në qoshen veriperëndimore është ndarë një kthinë e vogël, ku mbahet kazani i pagëzimit. Muret e hajatit janë të hapura nga disa sërë hapësira, të mbuluara me harqe të shtrira. Në pamje të jashtme kisha ka një kompozim volumor të zakonshëm për kishat e Myzeqesë të këtij varianti. Volumit qendror e të lartë të naosit i mbështeten në tri anë volumet më të ulëta të hajateve të mbuluara me çati njëujëse. Kisha është e suvatuar nga jashtë, dhe në përgjithësi mungon përpunimi dekorativ i nuraturës. Dallim bën absida  e punuar me blloqe guri të latuar dhe e zbukuruar me një varg nikesh të larta e të cekëta të harkuara nga sipër që krijojnë përshtypjen e një harkade të rrafshët. Muratura e Absidës mbyllet me një kornizë tullash të vendosura në formë dhëmbësh sharre ndërmjet rreshtave të drejtë.Piktura murale në teknikën e afreskut mbulon të gjithë sipërfaqen e naosit, faqen lindore të narteksit dhe ruhet e fragmentuar sipas derës jugore, kur hyn në naos. Piktura murale e kësaj kishe është vepër e piktorit shqiptar të shek.XIX-të Johan Çetirit dhe e Gjergjit, së bashku me nipin e tij Ndinin po nga kjo familje. Piktura është realizuar me 1798. Tematika e saj është ajo e zakonshmja, e pasuruar kohët e fundit me elementë të reja nga manastiret e Malit Athos. Vëllezërit grabovarë Çetiri kanë përdorur në afresk të njëjtën tematikë që kanë përdorur piktorët vëllezër korçarë, Kostandin e Athanas Zografi, duke iu përshtatur me përpikëri mënyrës së radhitjes së skenave. Në faqet veriore dhe jugore në katër rreshta janë vendosur me radhë jerarkët, martirët, saketët, apostujt dhe skenat nga jeta e Krishtit dhe i Shën Mërisë. Brezi i parë është më i gjerë, aty janë paraqitur jerarkët e martirët e kishës në këmbë. Më sipër vjen rreshti i medaljoneve me figurat e shenjtorëve të zbukuruar me ornamente floreale. Në dy rreshtat e sipërme, në madhësi të ndryshme janë realizuar skenat nga jeta e Krishtit dhe Shën Mërisë. Brezi i sipërm i pikturës murale është punuar nga Gjergj Çetiri me nipin e tij Ndinin me 1849, më 1853. Në faqen lindore ruhet po kjo ndarja e brezave të pikturuar. Në absidë paraqitet Shën Mëria Platiteria, dhe në brezin poshtë saj 6 apostuj të ndarë në dy grupe. Në niken majtas kemi skemën e ngjalljes së Krishtit, në niken djathtas paraqitet Shën Vasili. Tërë medaljonet me figurat e Shenjtoreve dhe të zbukuruar me motive floreale janë pikturuar më sipër. Figurat e 12 shenjtoreve në këmbë janë pikturuar njëri pranë tjetrit pa kornizime. Skenat e sipërme gjithsej 5 janë më të mëdha dhe janë të kornizuar me shirit të kuq. Në faqen perëndimore, sipër derës me hark që komunikon me marteksin ndodhet dhe skena e madhe e “Fjetjes së Shën Mërisë”. Në faqen lindore të narteksit është realizuar skena e madhe me temë “Gjyqi I fundit”. Naosi ndahet në tre nefe me shtylla guri, harqet midis tyre janë të pikturuara me motive floreale.

Në anën e majtë të derës perëndimore ndodhen shkallët që të çojnë në një mafil të gjërë prej druri. Tavani i kishës është prej druri dhe mjaft i bukur.Ai është i realizuar me rozeta të gdhendura dhe të pikturuara, si dhe me dekoracione ornamentale. Naosi ndahet nga pjesa e altrarit nga një ikonostas druri i gdhendur, ku janë vendosur ikonat e piktorit Naun Çetirit dhe mbajnë datën 1829.

                                   Pamje e afreskeve murale​

Vepra artistike në kishën Fjetja e Shën Mërisë – Bishtqethëm, si në pikturën murale dhe në ikona,  është realizuar  nga familja e piktorëve grabovare-Çetiri.  Midis tyre shquhet vepra pikturale e Johan Çetirit, i cili diferencohet menjëherë për vlerat artistike të krijuara prej tij, aftësinë për të dhënë figura me një shprehje shpirtërore dramatike, të vizatimit të saktë dhe kompozimeve të realizuara me mjete të fuqishme shprehëse.

 

Kisha e Shën Kollit, në fshatin Krutje e Sipërme.

Për këtë kishë nuk dihet data e ndërtimit, por mendohet e mesit të shek. XVIII. Ajo  është pikturuar në vitin 1811 (më 17 shkurt) nga Nikolla Çetiri nga Grabova.

                                 Pamje nga ana jugore e kishës

Është e variantit të kishave të Myzeqesë, d.m.th. e përbërë nga Naosi dhe hajatet që e rrethojnë në tri anë. Naosi është i tipit bazikal trenefësh, me përmasa të brendshme 15,75×8.70 m. Dy radhë kolonash druri të veshura me rripa dërrase e të suvatuara përfundojnë me kapitele prej druri të gdhendur, lidhen me herkada gjatësore, të ndërtuara gjithashtu me strukturë çatmaje, dhe ndajnë nefet nga njëri-tjetri. Secili nef është i pajisur me tavan dërrase të ngjyrosur për efekte dekorative. Tavani i nefit qendror përmban tre thellime që imitojnë kubetë. Çifti lindor i kolonave lidhet gjithashtu me një harkadë tërthore të realizuar me çatma, e cila së bashku me ikonostasin prej druri të gdhendur, ndan ambientin e altarit. Naosi ndriçohet bollshëm nga dritare të mëdha, të hapura në pjesët e sipërme të mureve veriore dhe jugore.

Hyrjet e kishës janë hapur nga ana perëndimore ndërmjet dy dritareve, në anën veriore dhe jugore. Si zakonisht,  pjesa perëndimore e hajateve është më e  gjerë.  Në një fazë më të vonë, në vitin 1924 është ndërtuar një ambient ndenjeje me dysheme më të ngritur dhe i pajisur me oxhak. Hyrjet për në hajatet janë hapur gjithashtu në anën perëndimore, jugore dhe veriore, përballë atyre të naosit. Porta perëndimore është hapur në katin përdhe të kullës së kambanores dhe ka përpunim më dekorativ, në formë harku me gurë të latuar. Kulla e kambanores që lartësohet në pjesën perëndimore është ndërtuar në vitin 1924.

Në pamje të jashtme kisha ka një kompozim volumor të zakonshëm për kishat e Myzeqesë të këtij varianti. Volumit qendror e të lartë të naosit i mbështeten në tri anë volumet më të ulëta të hajateve të mbuluara me çati njëujëse. Kisha është e suvatuar nga jashtë, dhe në përgjithësi mungon përpunimi dekorativ i nuraturës. Dallim bën absida e punuar me blloqe guri të latuar dhe e zbukuruar me një varg  nikesh të larta e të cekëta të harkuara nga sipër që krijojnë përshtypjen e një harkade të rrafshët. (Sot nuk ruhet në gjendje të mirë).  Muratura e Absidës mbyllet me një kornizë tullash të vendosura në formë dhëmbësh sharre ndërmjet rreshtave të drejtë.

Kisha e Shën Kollit në  Toshkëz

Kjo kishë është ndërtuar në vitin 1811. Ajo  është pikturuar në vitin 1813 nga Johani dhe Nikolla Çetiri nga Grabova.

Pamje nga ana veriore (sipas Thomo 1998)

Është e përbërë nga Naosi dhe hajatet që e rrethojnë në tri anë. Naosi është njënefësh, me përmasa të brendshme 11,80×6.40 m i mbuluar me çati druri. Në brendësi është i pajisur me një tavan dërrase, i cili përmban tre thellime, nga të cilët ai qendrori është më i madh. Një ikonostasin prej druri të gdhendur, ndan ambientin e altarit, cili përmban absidën qendrore e të nxjerrë jashtë  të bemës dhe niket e shërbesës për protezisin dhe diakonikonin. Brendësia ndriçohet bollshëm nga dritare të mëdha, të hapura në pjesët e sipërme të mureve veriore dhe jugore. Në anën veriore, jugore dhe perëndimore naosi rrethohet nga hajatet, si zakonisht pjesa perëndimore e hajateve është më i gjerë. Këtu janë vendosur katër radhë kolonash druri që mbajnë çatinë. Hajatet nuk kanë tavan. Hyrjet për në hajatet janë hapur në muret perëndimore dhe jugore, karshi hyrjeve të naosit. Në pamje të jashtme volumi i naosit i mbuluar me çati dyujëse mbizotëron  mbi volumet e ulëta të hajateve. Pjesët veriore dhe jugore të hajateve mbulohen me çati njëujëse, ndërsa ajo perëndimore me çati triujëse. Mbi frontin e murit perëndimor të naosit ngrihet kambanorja me hapësira të harkuara për kambanat. Muratura e naosit  është ndërtuar me gurë të lidhur me llaç  gëlqereje dhe është e suvatuar me një shtresë të hollë llaçi. Absida në anën lindore është ndërtuar me gurë të skalitur, të cilët janë të qarkuar me tulla të vendosura në formë dhëmbësh sharre ndërmjet rreshtave të drejtë. Mbulesat e dritareve janë të rrafshëta, ndërsa ato të dyerve të harkuar.

 

           Kisha e Shën Todrit, në  Kadipashaj

          Kjo kishë është pikturuar nga Johan Çetiri dhe nipi i tij Nikolla nga Grabova, në vitin 1801. Ndryshe nga shumë kisha të Myzeqesë, këtu pjesët përbërëse, naosi, narteksi dhe hajati, janë të dalluara nga njëra-tjetra. Naosi është i tipit bazikal, me përmasa të brendshme 14×8,40 m, i ndarë nga dy radhë  kolonash druri në tre nefe.  Kolonat janë të veshura me dërrasa. Ato janë të lidhura ndërmjet tyre me harkada në drejtimin gjatësorë. Edhe arkadat janë ndërtuar me strukturë çatmaje (me kallama).

Naosi është i pajisur me tavan dërrase, i cili përmban  në pjesën qendrore një thellim të imitimit të kupolës qendrore. Ikonostasi prej druri të gdhendur, i mbështetur në çiftin lindor të kolonave, ndan ambientin e altarit, nga i cili shkëputet dhe del jashtë absida qendrore e bemës. Në anën perëndimore del në formë tribune ose ballkoni i brendshëm gjinekotini. Naosi ndriçohet bollshëm nga dritare të shumta të hapura në pjesët e sipërme të mureve verior dhe jugor. Hyrja bëhet nga ana perëndimore. Ai është dy katesh, të lidhur me njëri-tjetrin me shkallë druri. Kati i dytë i narteksit, siç e thamë dhe më sipër, del në hapësirën e naosit në formë tribune. Në frotonin e murit perëndimor të narteksit ngrihet kambanorja, me dy hapësira të harkuara për kambanat.  Përgjatë gjithë anës jugore zhvillohet hajati, i cili në pjesën më të madhe të tij është i hapur nga një harkadë mbi kolona të ulëta prej guri. Hajati mbulohet me çati njëujëse, e cila është në një nivel më të ulët nga ajo e kishës, duke i dhënë mundësi hapjes së dritareve në pjesën e sipërme të mureve të naosit.

Në pamjen  e jashtme mbizotëron volumi i lartë i naosit, i cili lehtësohet nga një radhë dritaresh të mëdha. Harkada e hapur e hajatit e bën më transparente dhe më të lehtë gjithë pamjen jugore. Në pamjen perëndimore, ku është vendosur dhe porta kryesore, mbizotëron një notë monumentaliteti, e cila theksohet nga ngritja e kambanores, ndërsa në pamjen lindore prerja e çatisë dyujëse dhe krijimi i një flegre të tretë, ka zbutur disproporcion ndërmjet sipërfaqes së madhe e të rrafshët dhe volumi të absidës që shkëputet nga ajo. Muratura e kishës është ndërtuar me gurë deri në gjysmën e lartësisë, ndërsa pjesa e sipërme është ndërtuar me kulla. Kisha është e suvatuar nga jashtë me një shtresë të hollë suvaje në sipërfaqen e pastër të nuraturës spikat korniza e fuqishme e suvatuar nën çati. Ndryshe nga muratura e veshur me suva e kishës, ajo e absidës është punuar me blloqe të latuara guri dhe është gjallëruar nga një varg nikesh të larta e të cekëta, të harkuara nga sipër. Muratura e absidës përfundon me një kornizë tullash në formë dhëmbësh sharre.

 

 

Kisha e Shën Todrit ana perëndimore

 

   Ura e Kasharajt

Gjatë rrugëve mesjetare mjeshtërit popullor vendas patën ndërtuar mjaft vepra arti, si mure mbajtës, kanale për largimin e ujërave, ura të mëdha e të vogla prej druri apo guri etj. Urat e gurit me një apo më shumë hapësira( qemer) kanë qenë të shumta. Ato i vëren si gjatë lumenjve të mëdhenj, ku janë me disa harqe, ashtu dhe gjatë përrenjve e vijave të ujit, ku ndërtohen  me një hark të vetëm. Një pjesë e mirë e tyre për të lehtësuar kalimin e njerësve, pajiseshin dhe me këmbanë apo kamare për kandil.

Ura guri ka pasur edhe në trevën e Lushnjës. Ruhen ende në ditët tona dy të tilla, sot monument kulture. Gjatë mesjetës në këtë anë rruga që lidhte portin e njohur të Durrësit me Beratin e lashtë, rruga e luginës së Shkumbinit: Durrës-Elbasan-Ohër. Kjo ë fundit lidhej me Myzeqenë e Lushnjës e me Fier- Vlorën dhe nëpërmjet Belshit, rruga kalonte në Hyzgjokaj, Kasharaj, Lushnjë e të tjerë. Ky kalim duhet të ketë pasur origjinë antike, kur lidhte rrugën e njohur Egnatia të luginës së Shkumbinit me degën jugore të saj Dyrrahium – Apoloni. Sipas gjetjeve ajo mund të ketë kaluar afër Divjakës, ku janë zbuluar edhe shumë gjurmë kalldrëmesh.

Ura e kasharajt është një urë e vogël mbi një vijë uji që derdhej në përroin e fshatit. Ajo njihej prej vendasve me emrin ‘Ura e Sefës’, e ndërtuar me një hark dhe 2.30 m e gjerë. Këmba perëndimore mbështet mbi shkëmbinj natyror të gdhendur. Dallohet qartë teknika e ndërtimit të muraturës, e cila përbëhet nga gurë të punuar të lidhur me llaç. Nga përdorimi i gurëve me përmasa të ndryshme,  ajo  nuk  eshte  uniforme.

Ura  përbëhet  vetëm  prej  një qemeri  rrethor dhe është e punuar me gurë shtufi. Gjatësia e saj arrin në 13 m gjërësia 2.4 m, lartësia rreth 6 m. Eshte  ngritur në vend të fortë shkëmbor.Sipas teknikës së ndërtimit ,ura mendohet se mund ti përkasë Mesjetës dhe jo periudhës romake, ndoshta në shek.XII-XIII.

Pamje nga ura e Kasharajt

 Ura e Lunjës

Ajo ndodhet në qendër të fshatit Karbunarë e Madhe, vetëm 300 m nga rruga nacionale Lushnjë-Berat.  Njihet edhe me emrin”Ura e Begëve”(fig 64). Dikur shërbente për të lidhur zonat e tjera të Myzeqesë.  Gjithashtu, sipas dëshmive të banorëve vendas, ajo lidhte rrugën që të çonte në kalanë e Stan-Karbunarës, që ndodhet jo shumë larg mbi kodrën e fshatit me të njëjtin emër.  Përbëhet nga dy harqe, njëri prej të cilëveharku qendror është me përmasa më i madhë se harku tjetër. Ura e ka drejtimin P-L,  është e gjatë 17 m dhe e gjerë 3.3 m,  e lartë 6m. Harku qendror ka diametër 4.7 m e ngrihet 1.8 m nga sipërfaqja e ujit dhe distancë 2.30 m brenda këmbëve të harkut; qemeri i këtij harku ka përmasa nga 0.25 në 0.45 m dhe gjerësi nga 0.14 në 0.20 m. Pjesa e dukshme e harkut tjetër ka gjatësi 2.2 m dhe lartësi të dukshme 0.3m. Qemeri ka këto përmasa: gjatësi nga 0.37 në 0.45 dhe gjerësi nga 0.08 në 0.19 .- Distanca mes  dy harqeve të urës është 3.5m. Për nga teknika e ndërtimit, mendohet që ti përkas periudhës mesjetare. të jetë ndërtuar në shek XVII.

Pamje nga ura e Lunjës

Shtëpia Muze  “Kongresi i Lushnjës”

Ndodhet pranë qendrës së qytetit, (në rrugën Abaz Bej Lushnja), banesa është dykatëshe e tipit beratase. Sipër çatisë ka një kullë të vogël me gjashtë dritare, e quajtur ndryshe “konaku i hankove“.  Banesa mendohet të jetë  ndërtuar në gjysmën e dytë të shek XIX. Ajo nuk ruan gjurmë  të hajateve. Sipas një fotografie te vitit 1920, mësojmë se ngrehina bën pjesë në grupin e banesave të hapura. Banesa zë një sipërfaqe (afërsisht) 286 m2.

Muratura e jashtmë është e sovatuar dhe e lyer me të bardhë. Për të shkuar  në mjediset e brendshme në katit përdhe, banesa ka dy hyrje në anën veriore dhe perëndimore. (Më pas u hap një tjetër hyrje në anën lindore). Kati përdhe përbëhet nga tre ambiente kryesore:

  1. Salla e pritjes, e cila lidhet me dhomat e tjera nëpërmjet një korridori të ngushtë. (nga ana perëndimore).
  2. Dhomat e zjarrit, kanë qënë të pajisur secila me nga një oxhakë (sot këta oxhakë nuk ruhen më)
  3. Një tjetër ambjent ndodhet në katin përdhe, me hyrje më vete nga ana veriore por që nuk komunikon me  ambientët e brendshëm të katit përdhe.  Ky ambient shërbente si depo por që lidhej edhe me banjon. Dyshemeja në përgjithësi në katin përdhe është e shtruar me pllaka të thjeshta ndërsa tavani është prej druri.

Për tu ngjitur në katin e dytë,  kalohet nëpërmjet një shkalle druri e dekoruar bukur.

Kompozimi planimetrik i katit të dytë është i ndryshëm nga  kati i poshtëm.

Kati i dytë përbëhet nga katër ambjente kryesore:

  1. Korridori, i cili zë një hapësirë pak më të madhë dhe komunikon me të trija dhomat. Dyshemeja është e shtruar me parket druri ndërsa tavani me çatma. Prej korridorit mund të dalësh në ballkon (i cili ndodhet në anën veriore). Ky ballkon është i ndërtuar thjesht. Ai është i  mbështetur në dy kolona të mëdha (betoni) të cilat në pjesë e sipërme imitojnë formën e një kapitelit të thjesht ndërsa në pjesën e poshtme imitojnë bazën e një kolone antike.
  2. Dhoma e gjumit (e cila ndodhet në anën lindore) është afërsisht me përmasat e korridorit. Dyshemeja e saj është e shtruar me parket druri ndërsa tavani me çatma
  3. Dhoma e zjarrit (e cila ndodhet në anën jugore) e cila për nga  dimensioni është e vogël, është e pajisur me oxhak bashkë me niket, nëpërmjet kësaj dhome kalohej në banjon e katit përdhe. Sakaq po nëpërmjet “dhomës së zjarrit” mund të ngjitesh nëpërmjet një shkalle druri në “konakun  e hankove”. (Dhomë e vogël e cila ndodhet në katin e tretë të ndërtesës. Ai është e pajisur me katër dritare të mëdha të cila shërbejnë edhe si pikë vrojtuese). Dyshemeja e  “dhomës së zjarrit” është e shtruar me parket druri, ndërsa tavani me çatma e njëjtë edhe për “konakun e hankove”.
  4. Dhoma e pritjes, (ndodhet në anën perëndimore) për nga trajtimi dekorativ është më ndryshme, nga ajo lindore. Kjo dhomë  është e pajisur me dritare të mëdha (5 në krahun perëndimor dhe 2 në krahun verior  me një oxhak në krahun jugor). Dyshemeja në përgjithësi është e shtruar me parket druri. Tavani është prej dërrase dhe shumë i dregaduar.

Çatia ruhet disi mirë dhe mban tjegulla origjinale të kohës së ndërtimit. Ky ambient në pamje të jashtme në anën e perëndimore ruan një përpunim të pasur arkitektonik pasi është dhe fasada kryesore e banesës.

Immagine (2).jpgPamje nga ana perëndimore

 

Lista e Monumenteve Natyrore në rrethin e Lushnjës.

1. Rrapi i Zonjës – Bubullime

2. Lisi i Konjatit – Konjat

3. Dushkajat i Senës

4.Burimi termoninerar i Karbunareshttp://static.panoramio.com/photos/large/64348118.jpg

5. Selvite e manastirit Ardenice​

6. Dushkajat e Manastirit – Lushnje

7. Rrapi i Ngurrezes

 

EVENTET

< FEBRUARY 2017 >
MON TUE WED THU FRI SAT SUN
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12

SE SHPEJTI

Buletini Informativ

Ju lutemi vendosni adresën Tuaj të e-mail-it për të marrë të rejat e fundit nga portali:




 


 

HISTORY OF LUSHNJE IN ALBANIA

LASHTËSIA E QYTETIT TË LUSHNJËS

            Qyteti i Lushnjës shtrihet në lindje të fushës së Myzeqesë, buzë kodrave të Darsisë. Territori i tij zë një sipërfaqe prej 37 km². Bashkia numëron një popullësi prej rreth 60000 banorë. Qyteti është i ndarë në tetë lagje,të organizuara në pesë rajone. Objektet e pushtetit vendor janë të vendosura në sheshin qendror, po këtu janë edhe institucionet kulturore-artistike, historike, etj. Si Kinoteatri, Muzeu Historik, Biblioteka Publike, Qendra Kulturore e Fëmijëve, etj . Kinoteatri mban emrin e këngëtares së madhe Vaçe Zela. Në qytetin e Lushnjës ka një rrjet të tërë institucionesh arsimore dhe kërkimore kombëtare. Instituti i Kërkimeve Bujqësore, tashmë me emërtim të ri, zhvillon prej dekadash një veprimtari të gjerë  kërkimore-shkencore me dobi kombëtare. Katër vite më parë, aty u çel filiali i Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili  tani numëron qindra studentë.Gjithashtu këtu gjendet edhe shkolla e mesme bujqësore profesionale kombëtare, e cila është çelur  dekada më parë.  Përgjatë bulevardit kryesor, shtrihet  lulishtja e madhe e qytetit. Sipërfaqe të gjelbërta ka edhe në brendësi të lagjeve. Vitet e fundit, rrugët e qytetit janë më të gjelbëruara me pemë dekorative të llojeve të ndryshme. Lushnja ka një pozitë të favorshme gjeografike. Këtu kryqëzohen arteriet më të rëndësishme të komunikimit ndërqytetës. Autostrada veri-jug kalon pranë qytetit. Nga këtu nis edhe rruga më e rëndësishme e lindjes ,Berat -Skrapar e më tej. Gjithashtu nëpërmjet rrugëve dytësore, Lushnja ka shkurtuar distancën me Elbasanin dhe qytetet e tjera të këtij qarku.

Sipas dëshmive “qyteti fillimisht qe  ngulur në kodrat e Virovës, në afërsi të Golemit. Më vonë, thuhet  se  prej  këtu banorët u vendosën afër përroit”. Një tjetër gojëdhënë shumë e përhapur, tregon për “Hanin e Salushes”  si  burim  nga  rrjedh dhe emri i qytetit Lushnjës. Për Salushen, mendohet që ajo të ishte e veja e Pashait ose skllavja e tij, ose disa thonë vajza e tij. Ndonëse ekzistencën e hanit të saj të famshëm   diku    tokat  pranë  Institutit  e kemi të provuar historikisht dhe të mbështetur në foto dhe në hartën e vjetër të qytetit, duket se rregullat gjuhësore nuk e lejojnë një shndërrim të emrit Salushe ~ Lushnjë. Natyrisht,  debati mbetet  i  hapur. Përpos kësaj ekziston një tjetër gojëdhëne, e cila duket se është  më e pranueshme  nga  këndvështrimi  historik dhe logjika  gjuhësore.  Sipas  saj, “qyteti fillimisht ka qenë i vendosur në kodrën e Vainit pranë Kishës së Madhe të Kuqe“.

Provat arkeologjike tregojnë për gjurmët e një Bazilike, e cila sipas specialistëve mund të jetë ndërtuar midis shekujve IV-VI m. Kr dhe që  mund t’i ketë shërbyer një komuniteti të vogël banorësh që jetonin në këtu.              Objekti më i hershëm i zbuluar në territorin e qytetit daton në periudhën Eneolitike. (Tab I fig 1). Por ky nuk është i vetmi, të tjerë objekte arkeologjikë janë zbuluara afërsisht në të njëjtin vend dhe i përkasin një periudhe më të vonshme se periudha në fjalë.

Në vitin 1989 në lagjen “Kadri Qystri”, në pronësinë e një pensionisti, gjatë hapjes së një kanali vaditës, u zbuluan gjurmë të kulturës materiale. (Tab I fig 2, 3, 4). Pas kontrollit të bërë nga arkeologët përveç enëve qeramike u bë evidentimi i një varrezë të lashtë. Sipas teknikës së ndërtimit varret ishin të thjesht pa ndonjë konstruksion të veçantë. Varrimi bëhej me vendosje trupi në tokë. Nga sondazhet që u bënë, u pa se inventari i materialit arkeologjik ishte i pasur. U mblodhën fragmente të shumta enësh, si funde skifos, kupash, amforash etj. Këtu u gjetën dhe objekte të plota, dy lekit. Gjetja tjetër është një enë e tipit Gutus (ushqyes për fëmijë) i cili ruhet pothuajse i plotë. Gjithashtu aty u zbulua edhe një terakotë burri e stilit arkaik. Sipas arkeologut  P. Çuko, mendohet se varret i përkasin shek IV-III p. Kr, ndërsa  materiali arkeologjik tregon se është përdorur qeramika e importuar nga Apolonia. Ai arriti në përfundim se varreza i përket “një vendbanimi të hapur ilir“.

Po e vazhdojmë me të tjera dëshmi. Pak më distancë prej këtu në vendin e quajtur “Kodra e Kalifas” në vitin 1988 u zbuluan të tjerë varre antike. Varret për nga mënyra e ndërtimit ishin të tipit të thjeshtë e të zakonshëm, me dysheme të shtruara me tjegulla të tipit solenë (të shtrira), të mbuluar po me tjegulla në formë çatie [tip kapuçino, shënim N. Ferro]. Nga studimi rezultoi se këto varre i përkasin periudhës së Antikitetit Vonë.

Sakaq në vitin 2003 Instituti i Arkeologjisë me qendër në Tiranë, organizoi një sërvej në kodrën me toponimin “Vain” në Lushnjë. Gjatë kërkimeve aty u zbuluan gjurmët e një bazilike të hershme si dhe mjaft fragmente enësh prej qeramike. Specialistët mendojnë se kjo bazilikë duhet të jetë ndërtuar midis shekujve  IV – VI m. Kr. Në Tab I fig 5, 6 janë ilustruar objektet që i përkasin kësaj periudhe ato janë gjetur në afërsi të Bazilikës.

Përfundimisht, faktet tregojnë se në Lushnjë ka pasur një bazilikë të hershme. Pra kemi një “vend lutjesh“.

Urbanistika dhe arkitektura e banesave të Lushnjës

Dokumenti më i hershëm historik i zbuluar deri më tani, e citon Lushnjën si qendër banimi, që në vitin 1431, kohë në të cilin u bë dhe regjistrimi i dokumentuar i popullsisë së Myzeqesë. “Lušnia”(Lushnja), rezultonte të ishte njё katund i vogël, me vetëm 15 shtëpi dhe rreth 100 banore. Sakaq “Lušnia” (Lushnja), citohet përsëri me të njëjtin emër, në një tjetër defter osman që mban datën 1583. Nga burimet historike mësojmë se Lushnja në vitin 1679 kishte 17 shtëpi dhe me një popullsi afërsisht 150 banorë. Fillimi i vitit 1701 e gjen Lushnjën me një popullsi të dyfishuar, por ajo ruante akoma karakterin e një fshati. Midis viteve 1728-1738 mendohet te jete ndërtuar kisha Shën e Premtes. Po në këtë kohë Lushnja përmendet si Çiflig. Në vitin 1744 Lushnja paraqitet si katund me 57 shtëpi dhe rreth 500 banorë. Mund të themi se në këtë periudhë Lushnja morri pamjen e qyteze të vogël ajo kishte një kishë dhe dy rrugë kryesore të shtruara me kalldrëm. Afërsisht në vitin 1770, me nismën dhe mbështetjen e gruas së Ahmet Kurt Pashës, Hanko Pasha, ngrihet xhamia e parë në Lushnjë e cila ka ekzistuar deri në vitin 1967. Lushnja përgjatë gjithë shekullit XVIII fillon të zgjerohet gradualisht dhe të marrë pamjen e një qendre të rëndësishme banimi dhe tregtie.

            Mbështetur në të dhënat arkeologjike, historike por edhe në gojëdhënat e vjetra, zbulojmë se banesat ishin vendosur fillimisht në kodrën e Vain-it, me shtrirje (urbane) që fillonte nga kisha ortodokse tek xhamia e vogël për të ngjitur në brendësi të lagjes Stan, sot “Kongresi”. E themi këtë, sepse në këtë pjesë të qytetit të paktën deri në vitet ’50 të shek. XX, dëshmohen gjurmë rrugësh të kalldrëmta dhe themelesh shtëpish të vjetra. Megjithatë kjo shtrirje, mund të ketë ndryshuar me kalimin e kohës, banorët të ndikuar më së shumti nga nevoja për toka të reja bujqësore, por edhe nga tërheqja e ujërave të kënetës, çuan në zbritjen graduale të tyre të paktën deri në afërsi të lagjes “Saravë”. (Sqarojmë se këneta ishte një burim i rëndësishëm i sigurimit të ushqimit, e pasur me peshq dhe shpend të llojeve të ndryshme). Pra, ky zgjerim mund të ketë ndodhur  në fillim të shek. XVIII.

Si rezultat i kësaj zbritje graduale të banorëve, ndoshta edhe lagjet e para që u formuan u ngritën përgjatë përroit. Përmendim këtu lagjen “Derrenxhik” (Përroi i vogël), lagjen “Topallti” dhe lagjen “Teqe”. Pak më vonë u formua edhe lagjja “Stan” e banuar nga çobanët (vllehët). Mendohet që familjet e çobanëve të jenë vendosur aty në gjysmën e dytë të shek. XVIII. Sakaq në dokumentet kadastrale përmendet edhe një tjetër territor i mirë banimi me emrin “Mehmet Pasha”(sot lagjja Xhevdet Nepravishta). Thuhet që ky territor ju dhurua djalit të Ahmet Kurt Pashës së Beratit, pra Mehmet Pashës (1780) prej nga mori dhe emrin.

Një tjetër argument që na çon në përforcimin e këtij mendimi, pra atë të zbritjes, e cila çoi në formimit e lagjeve të reja, e mbështesim edhe në gjetjet arkeologjike përmendim këtu zbulimin e shumë copëza (ndonjëherë edhe pjesë të plota) të tubacionit të vjetër prej qeramike, që natyrisht ka shërbyer për të sjellë ujë në këto pjesë të qytetit. Tubacioni në fjalë daton në shek. XVIII-XIX. (Një pjesë e tyre sot është i ekspozuar në muzeun historik të Lushnjës).

Në vitin 1830, Lushnja citohet për herë të parë në Fjalorët enciklopedik evropian. Atu thuhet se “Lušnia” ka 200 shtëpi dhe është e banuar si nga myslimanët ashtu dhe të krishterët. Pra në vetëm një shekull kemi një  trefishim të popullsisë e cila mund të shkonte afërsisht në 1800 banorë. “Qyteza” paraqitej me rrugë me kalldrëm, kishte një kishë, një xhami, një teqe, një vend i mirë dhe dy puse uji për nevojat e vendasve. Numëronte gjithashtu edhe katër varreza të vogla “publike” të vendosur anës kodrave.

                Në vitin 1848 në Lushnjë erdhi poeti dhe piktori i njohur Edwart Lear i cili qëndroi këtu për disa orë, për t’u nisur përsëri drejt Beratit. Ai e përshkruan Lushnjën(Luestrin) një fshat të pajisur me hane për udhëtarët.

Mësojmë se në vitin 1860 në Lushnjë u hap shkolla e parë, ku përveç mësimit te gjuhës greke, mësohej shqip në mënyre te fshehte. Shkolla në fjale ka qenë afër kishës Shën e Premte. Mësuesit e parë ishin Ndin dhe Gori Ziu, babë e bir, nga Gorreja. Po në vitet 1860-1870 në Lushnjë u hap dhe shkolla Mejtepe (shkolle fillore fetare osmane).             Pas vitit 1870  Lushnja filloj te dallohej si qendër dhe të marrë pamjen e një qyteti. Në këtë periudhë mendohet të jetë ndërtuar teqja e “Baba Skënderit”.            Në vitin 1894, Qendra e Kazasë së Myzeqesë (nënprefektura), kaloi nga Karbunara në Lushnjë.

Pas përshkrimit historik të vendosjes dhe shtrirjes së qytetit, më poshtë po paraqesim edhe një foto të vjetër dhe të rrallë njëkohësisht me pamje nga Lushnja. Foto daton në vitin 1912, ajo është shkrepur në  një kënd që besojmë të jetë marrë nga kodra me toponimin “Harburi”, më saktë në anën veriore të Lushnjës. Në foto bie në sy vendosja e banesave tërësisht në kodër.

Në sfond dallohen kënaqshëm edhe disa ndërtesa dy katëshe dhe në qendër xhamia e vjetër. Me të drejtë lindin disa pyetje. Si kanë evoluar ndërtimi i banesave ?  Po stili i përdorur ? A  ruhen më shtëpi të vjetra  

Fillimisht shtëpitë ishin të ndërtuara më së shumti me mure çatma ( baltë dhe kallama), me shtylla dërrase dhe tjegulla. Banesat në fjalë ndaheshin në dy lloje, përdhese dhe dykatëshe. Ky lloj ndërtimi është përdorur të paktën deri në mesin të shek. XX. Për të krijuar një ide më të saktë poshtë po paraqesim një foto të vjetër. Në foto shënohet se kjo shtëpi banimi është ndërtuar në fund të shek. XVIII.

Shtëpi banimi myzeqare, e ndërtuar me mure çatmaje, dërrasa dhe tjegulla.

 

Fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX, solli një koncept të ri në ndërtimin e banesave lushnjare. Këtë herë u përdorën materiale si gurë, tulla, dërrasa, tjegullat dhe hallka hekuri. Mund të themi se sot në të gjithë qytetin e Lushnjës mund të numërohen rreth 20 shtëpi të tilla, të vendosura kryesisht në lagjet “Kongresi”, “Xhevdet Nepravishta” “Loni Dhamo” “Skënder Libohova”.

Në këtë kontekstë përmendim shtëpinë e  Bozollarëve, Bilbilëve, Fugëve, Gogëve, Gjylëve, Haxhillarëve, Karamëve, Këmborajve, Korreshëve, Krakujve Libohovëve, Papaive, Pietrëve, Resulve, Sefallarëve, Taullenjëve, Xhafallarëve, Zelëve e të tjera. E veçantë paraqitet edhe shtëpia, e cila sot është shpallur muze (Kongresi i Lushnjës). Kjo shtëpi është dykatëshe dhe ka një dhomë të vogël mbi çati e mbiquajtur “Dhoma e Hankove“. Nëse do të shpjegonim në mënyrë të përgjithshme në lidhje me  arkitekturën e banesave të ndërtuara në qytetin e Lushnjës, të paktën gjatë dy shekujve të fundit, mund të them se ndikimi i “stilit beratas” ishte mjaft i fortë.

Viti 1927, shënon një tjetër kthesën në urbanistikën e Lushnjës. Bashkia e qytetit e asaj kohe, adoptoi një tjetër stil të ri ndërtimi, madje mund të theksohet si më moderni.[1] Kështu për ndërtimin e godinave shumë funksionale, u aplikua stili italian i kohës, ndikimi i tij shprehet mjaft mirë në ndërtesën e Xhandarmërisë dhe të Nënprefekturës. Nga fotot duket qartë se fasadat e tyre përbëjnë një ansambël arkitektonik mbresëlënës. (Për fat të keq, sot  ato nuk ruhen më). Sipas planit rregullues, edhe forma e qytetit duhej të shtrihej drejt veriut dhe jugut dhe nga lindja drejt perëndimit. Ndërkaq, Lushnja do kishte edhe dy rrugë të gjëra kryesore, me shtrirje veri-jug dhe lindje-perëndim. Kështu nëse do ta krahasonim këtë plan rregullues, mund të themi se ai përshtatet mjaft mirë formës së “kastrumit romak”, të përshkruar nga dy rrugë kryesore, “kardo” dhe “dekomano”. Të dyja rrugët kryqëzoheshin në një pikë, të qytetit, pikërisht aty ku ishin vendosur institucionet: Bashkia, Nënprefektura Zyrat Telegrafike dhe Tregu (motori i një qyteti).

 

Pamje nga Xhandarmëria e Lushnjës        Pamje e Nënprefekturës së                                                                            vjetër e Lushnjës

Pamje nga Lushnja viti 1931 (foto A.Q.Sh)​

E thënë më shkoqur plani urbanistik i përzgjedhur nga njerëzit më të ndritur të asaj kohe kishte që në gjenezën e tij frymën evropianizuese për qytetin tonë. Madje ata parashikuan me saktësi formën që do të kishte qyteti sot pas më shumë se 80 vjetëve.

Vështrim i përgjithshëm të shek. XX

Regjistrimet zyrtare për herë të parë i gjejmë në vitin 1923 ku duke përfshirë dhe zonën e Libofshës, Lushnja ka 28.348 banorë kurse në vitin 1937 territori i Lushnjës ka një sipërfaqe 834 km² dhe një popullsi prej 46.420 banorë.Nga viti 1924-1939 Lushnja pati një shtesë vetëm prej 18.000 banorë. Gjatë këtij 15 vjeçar ne territorin e Lushnjës erdhën rreth 500 familje kosovare që u shpërndanë në 30 fshatra, por edhe nga rrethi i Skraparit, pak familje çamësh e çobanësh. Ardhje që vazhduan edhe në vitet ne vazhdim. Rrethi i Lushnjës kishte 63 çifligje me 11.157 ha tokë. Qyteti i Lushnjës mori pjesë aktive ne Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Një moment historik tepër i rëndësishëm është “Kongresi i Lushnjës” që u mbajt në 21-31 janar të vitit 1920 në të cilin Tirana shpallet Kryeqyteti i Shqipërisë. Në 15 gusht 1920 në këtë qytet u mbajt Kongresi i Arsimit. Banorët e Lushnjës morën pjesë aktive ne Luftën Antifashiste –Nacionalçlirimtare dhe në luftën për përmbysjen e sistemit Komunist.

Lushnja dallohet si një nga rrethet me prodhim të rëndësishëm kulturor. Në Lushnjë kanë lindur dhe janë rritur artistikisht shumë personalitete të kulturës shqiptare. Në fushën e dramaturgjisë përmenden veçanërisht dramaturgu Loni Papa, aktorja Margarita Xhepa, si dhe aktori-regjisor, Gjergji Lala(tani gjendet në Itali dhe vazhdon të punojë si aktor; roli i tij i fundit është ai i ambasadorit sovjetik në filmin “Il papa buono”. Lushnja është vendlindja e këngëtares më të madhe shqiptare të të gjitha koherave, Vaçe Zela. Në fushën e letërsisë ky qytet zë një nga vendet më të rëndësishme në Shqipëri.

Të përmendur prozatorët Vath Korreshi, Halil Jaçellari e Lazër Radi. Por Lushnja është veçanërisht vendi i poetëve. Kjo trevë vazhdon të jetë një shkollë e vërtetë poezie, duke u nisur nga përkursori i saj, Faslli Haliti, për të arritur tek Visar Zhiti, Fatbardh Rustemi, Bujar Xhaferri, etj.

Brezi më i rëndësishëm i poetëve të sotëm të Lushnjës përfaqësohet nga emra shumë të përmendur shkrimtarësh që janë bërë të njohur e të vlerësuar lart nga kritika jashtë Shqipërisë si : Shpendi Sollaku, Jozef Radi, Gëzim Hajdari në Itali, Ferdinand Laholli në Gjermani, Gazmend Kapllani në Greqi.

 


 

USEFUL INFORMATION ABOUT LUSHNJE OF ALBANIA

 

 


 

UNIQUE CULTURE OF ALBANIA

The Albanian culture is an exotic blend of traditions that have evolved over thousands of years. From the ancient Illyrians and Greeks to the Romans and the Ottomans, the language, music, arts, and cuisine of the Albanian people are a rich and vibrant mix of many civilizations. Once you discover our culture, you are bound to fall in love with this new destination on the Mediterranean.

Hospitality is in our nature. Welcoming guests and ensuring their comfort is a hallmark of Albanian heritage and is epitomized by our very own Nobel Peace Prize recipient: Mother Teresa. The spirit of cooperation and friendship thrives in Albania, and it is not uncommon for guests to be invited to eat and drink with curious locals wishing to learn more about you.

Besa is a concept related to the Albanian code of honor and is an idea that is very important to the Albanian people. In the Kanun (a set of traditional Albanian laws), Besa is described as the highest authority, so essential to personal and familial standing as to be virtually a cult. Besa has been the subject of some stories and novels by Albania’s foremost modern novelist, Ismail Kadare, a Nobel Prize Candidate for Literature and winner of several international prizes. Kadare’s work has been published in over forty countries and translated into more than thirty languages, making Kadare the best ambassador of Albanian literature worldwide.

If we are speaking about the food and drinks of Albania, then we must mention the country’s deliciously-unique cuisine. It has many similarities to Turkish and Greek dishes, but offers a healthier, Mediterranean twist. Come try our wide variety of phyllo dough delicacies, including a melt-in-your-mouth sensation called byrek, or the original sweet treat known regionally as baklava.

Albania also has a long tradition of wine craftsmanship, which is lately being revived to its former glory. While you’re here, taste a sampling of our wine, produced from a rich soil that has been under cultivation since the ancient Greeks and Romans. Regardless of your culinary inclinations, we guarantee that our rich history and culinary traditions have created a menu of mouth-watering specialties for you to try.

Each region of Albania likes to specialize in its own brand of music, thus giving the music aficionado an incentive to explore the entire country in search of each community’s sense of style. For example, UNESCO has classified a type of music from southern Albania, known as Iso Polyphony, to have tremendous cultural value to humankind. Our music has even given rise to a few prominent artists of global acclaim, including opera lyric soprano, Inva Mula, and the distinguished violinist, Tedi Papavrami.

In regards to style, when you arrive in Albania, you will notice that the men take great pride in their appearance and will often don a suit and tie when in public. Even if their errands only involve a short trip to the grocery store, the men will dress to impress.

Depending upon the type of festival or time of year, you might even catch a glimpse of Albanian men in traditional folk attire. The National Folk Festival held in Gjirokastra is a prime example. This special autumn event is held once every four years and attracts artists from around the world.

The women of Albania also share a flair for style, especially at traditional Albanian weddings. At these events, the families of both the bride and groom will gather together in their finest dress and celebrate with great fervor. Weddings are often the ideal opportunity to witness the best of Albanian culture all in one event, and if you’re invited to one, the experience will undoubtedly be extraordinary.

Albanian culture is unique in many ways and we hope you’ll visit us to see it firsthand. We say ‘yes’ by shaking our head from side to side, both men and women greet each other with a kiss on either cheek, and our conversations are loud and passionate in an effort to entice others to join in. Visit Albania and discover why our culture is a new Mediterranean love.


 

MAP OF ALBANIA

map of Albania

map of Albania

 

PHOTO GALLERY OF LUSHNJE

MAP OF LUSHNJE